Doganierët kapen 1.5 kg ari kontrabandë

Në vendkalimin kufitar në Han të Elezit, doganierët kosovarë sot kanë arritur të zbulojnë dhe kapin një sasi të konsiderueshme të arit te një udhëtar.
Me rastin e ndaljes se një automjetit dhe pas pyetjes së oficerëve doganorë nëse kanë mall për të deklaruar, drejtuesi i mjetit dhe bashkudhëtari i tij nuk deklaruan asgjë.

Për shkak të dyshimit të bazuar, drejtuesi i automjetit (taksist) dhe udhëtari u dërguan për kontroll trupor. Gjatë kontrollit tek udhëtari u gjetën të fshehura në trup stoli të shumta nga ari. Në kontroll asistoi edhe policia kufitare.

Sipas njoftimit të Doganës së Kosovës, sasia e gjetur tek udhëtari ishte mbi 1.5 kg stoli ari, ndërsa vlera e mallit sipas informatave preliminare është mbi 40 mijë euro.

Për shkak të mosdeklarimit të mallit, në bazë të dispozitave të parapara ligjore, rasti dërgohet për procedurë të rregullt të kundërvajtjes doganore, kurse malli është konfiskuar. /Telegrafi/

Artikulli paraprakArgjentinë, në pranga “pasardhësi” i Escobarit
Artikulli vijuesProkuroria zvicerane kërkon 8 vjet burg për shqiptaren nga Maqedonia