Nga stacioni hekurudhor në Gjevgjeli drejt Tabanocit ka udhëtuar një tren me rreth 600 emigrant, që tregon se sot është dita e tretë nga ulja e numrit të emigrantëve që vijnë nga Greqia drejt Maqedonisë.
Nga stacioni hekurudhor informojnë se, natën e kaluar nga Gjevgjelia drejt Tabanocit kanë bartur tri trena special me rreth 2 200 emigrant.
Numri i emigrantëve është zvogëluar në bazë të të dhënave nga UNHCR dhe Kryqi i Kuq. Ata thonë se në vendin tonë mbrëmë kanë tranzituar 2600 emigrant, duke marrë parasysh edhe ata që kanë udhëtuar me autobus dhe taksi vetura.