Bien çmimet e prodhimeve bujqësore

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se në tremujorin e parë të vitit 2015 (TM1-2015) indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për (-8.0%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rënie për (-8.2%) në tremujorin e parë të vitit 2015, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Ndërkaq, indeksi total i prodhimeve bujqësore ka rënie për (-8.0%), krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014. Kështu ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) e cila ka publikuar “Indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në Bujqësi TM1-2015”

Sipas ASK-së, ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma, dhe vendet tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

“Prodhimet të cilat krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë”.

Në kuadër të blegtorisë çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Po ashtu, në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për qumësht, vezë dhe mjaltë. kohaislame
Artikulli paraprakInfermierët po ikin nga Kosova
Artikulli vijuesTom Doshi deputeti milioner që fshehu 23 mln €!