BIK-u nuk merr përgjegjësi për sulmin kundër “Kosova 2.0”(Natës së turpit)

Bashkësia Islame e Kosovës ka vlerësuar se nuk mban përgjegjësi për incidentin që ka ndodhur gjatë promovimit të numrit të fundit të revistës “Kosova 2.0”, në të cilin do të diskutohej edhe për seksin dhe promovimin e homoseksualizmit.

Përgjegjësi për media dhe publikime i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, ka deklaruar se Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) ka gabuar kur ka kërkuar distancimin e BIK-ut nga personat që e kryen këtë akt.
“Në reagimin e AGPK-së i bëhet thirrje BIK-ut që të distancohet nga ky sulm, ‘pjesë e të cilit ishin edhe anëtarët e saj’. Por, unë them se anëtarë të BIK-ut janë 97 për qind e qytetarëve të Kosovës, dhe ne nuk mund të marrim përgjegjësi për çdo veprim të tyre. Gjithashtu, aty përmendet Burim Dalipi. Ky person ka mundësi ta ketë kryer medresenë apo diçka të ngjashme, por ai nuk është nëpunës i BIK-ut”, ka thënë Sadriu./p.post/kohaislame

Artikulli paraprakKrasniqi udhëtoi për vizitë zyrtare në Libi
Artikulli vijuesLibia afër njohjes së pavarësisë së Kosovës