Deputeti, Muhamet Mustafa, i cili dje u largua nga koalicion i qeverisës, ka thënë se largimi i tij, ka të bëjë me devijimin e programit që ka bërë Grupi Parlamentar (GP) i këtij Koalicioni.
Ai ka treguar, se para tre jave kanë pasur biseda shumë të mira dhe mendime të njëjta për privatizimin me të parin e AKR-së, Behgjet Pacollin, mirëpo Mustafa ka treguar se nuk e ka kuptuar votimin i cili është bërë në Kuvend.
Mustafa, ka pohuar se në kuvendin e Kosovës kanë nisur të ndryshojnë gjërat për të mirë.
“Në Kuvendin e Kosovës ka nisur të krijohet një masë kritike. Ka zhvillime pozitive në atë aspekt”, ka thënë ai.
E për privatizimin ai ka thënë se privatizimi ka qenë i nevojshëm, por i udhëhequr keq.
Mustafa u ka propozuar Qeverisë dhe kompanisë Limak, që të mendojnë edhe njëherë mira para se të bëjnë privatizimin.
“Edhe kompania Limak, duhet të mendojë mirë pasi që dëshironë ta blejë postën. Limak duhet të shikojë mirë se a duhet ta blejë një ndërmarrje që e kundërshtojnë shumë njerëz”, ka thënë Mustafa në emisionin “Interaktiv”, të KTV-së.
Mustafa më tej nuk ka mohuar mundësinë e bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të kosovës (LDK). “Me LDK-në mundemi me bisedu për të bërë një diferencë politike në Kosovë”.kohaislame
You Might also Like
Tri aktakuza për rastin e "Kosovo 2.0"
Tre persona janë akuzuar zyrtarisht për rastin e revistës Kosovo 2.0, njofton misioni evropian për…
By
2 Min Read
Majlinda Kelmendi në finale
Majlinda Kelmendi ka kaluar në finale duke e mposhtur Annabelle Euranie nga Franca. Xhudistja jonë…
By
0 Min Read
Kardiologjia në paralizë, stentave u skadon afati
Klinika e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës qe gati dy muaj nuk ka…
By
1 Min Read
S’jemi gati për bisedime!
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se bisedimet politike me…
By
2 Min Read
Policia: Dyshohet se busti i “Terezës” është rrëzuar për shkak se nuk ka qenë i shtrënguar mirë
(E plotësua) Policia e Kosovës ka dhënë dy versione për rrëzimin e bustit të Nënës…
By
1 Min Read
Pacolli: Mimoza Kusari është profitere, ia organizova fushatën milionëshe
Ish presidenti Behgjet Pacolli ka akuzuar rënd ish zëvendësen e tij në AKR, Mimoza Kusari-Lila,…
By
2 Min Read
