Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon aktet terroriste që ndodhën sot në Bruksel, ku humbën jetën mbi 30 qytetarë belg.
BIK ka vlerësuar se aktet e tilla janë vepra antinjerëzore dhe paraqesin rrezik për njerëzimin.
Po ashtu në komunikatën BIK-ut bëhet thirrje për një bashkim para terroristëve dhe akteve terroriste, pavarësisht vendit ku ndodhin.
“Aktet e tilla të cilat sjellin viktima, terror e dhunë janë vepra antinjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerëzimin, para të cilave bota nuk duhet të dorëzohet e gjunjëzohet”, thuhet në një komunikatë për media.
“Sot në Bruksel edhe njëherë u atakuan qytetarët e pafajshëm, jeta e tyre si dhe vlerat qytetëruese e civilizuese të njerëzimit. Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar të gjithë, pavarësisht ku ndodh ajo”, thuhet më tutje në komunikatë.
BIK bën apel që në këto momente të rënda të solidarizohen dhe ndajnë dhimbjen e pikëllimin me popullin mik belg, familjarët e viktimave të cilat sot humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u dëshirojnë shërim të shpejt.
–
You Might also Like
Davutoglu vendosi karafilë në vendin ku ndodhi sulmi terrorist
Kryeminsitri turk Ahmet Davutoglu vendosi karafilë në vendin ku ndodhi sulmi terrorist më 13 mars…
By
2 Min Read
Fisnik Ismaili me mesazh emocional: ” Kënaqësinë me na përzanë prej këtuhi askujt nuk kemi me ia dhanë”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë…
By
3 Min Read
Ju prezentojmë heroin musliman, që në sy të vajzës u sakrifikua kundër atentatorit
Një Hero. Adel Termos u sakrifikua për të shpëtuar jetën e shumë njerëzve të Beirutit…
By
1 Min Read
Arrestohet drejtori i bankës që vodhi klientët
Policia e Kosovës ka arrestuar menaxherin e një filiale të Bankës për Biznës në Kamenicë,…
By
1 Min Read
Lëvizja Bashkohu: Paralajmrimet për protesta për këtë javë nuk janë të vërteta
Kryesia e Lëvizjes Islame Bashkohu ka bërë mbledhjen e radhës ku është diskutuar edhe votimi…
By
1 Min Read
Pheniani: Jemi shtet bërthamor, të aftë të godasim secilin cak në SHBA
Shteti i izoluar bëri këtë njoftim në vazhdën e kremtimit të suksesit nga testi i…
By
2 Min Read
