Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin në këto momente të krizës politike që po kalon Kosova. Në postimin e tij falënderues është edhe emocional ku shprehet se kjo situatë është e dhimbshme po nuk do të dorëzohemi. Ky është postimi i tij i fundit:
“O boll po mundohem, por nuk po mundem me iu përgjigjë krejtve që më keni shkrue privat, aq shumë që jeni. Nëse më ka ikë dikush po ia kthye së paku një buzëqeshje edhe një falënderim për përkrahjen që ma jepni vazhdimisht, atëherë, po ju lutem shumë, pranojeni këtu publikisht prej meje.
Jemi në një gjendje të tmerrshme. Një shok i dëshpëruem, sapo ma bani një krahasim “13% efikasitet me i shti hajnat në burg, 100% efikasitet me i shti deputetët në burg. Krejt qyteti po flet qysh me ikë në Kanadë”.
Është e dhimbshme çdo fjalë e tij. Por me u ndalë qetash, jo vetëm se nuk ka me mbetë kurrkush në Kosovë, por me të dy duert ia falim Serbisë. Me ikë është më së lehti. Unë nesër mundem me u kthye te djemtë e mi në Londër, edhe me jetue shumë mirë. Por kjo nuk është rruga që e kam zgjedhë.
E ju jeni ata që po na e mbani krahun, mos me u rrëzue në këtë rrugë plot pengesa, e cila e fundit don me u shtrue asfallt, por këtë asfallt kemi me e shtrue bashkë, me materialin ma cilësor, e me çmimin ma të ulët, edhepse nganjëherë po na duket se po paguajmë boll shtrejtë.
Ditët e mira nuk vijnë pa sakrificë, e veç pak ka mbetë, për me ia jepë shtytjen e fundit, sepse, të dashtun, kënaqësinë me na përzanë prej këtuhi askujt nuk kemi me ia dhanë, hiç ma pak kur shqiptari mundohet me na ndjekë.
Dashnija ime për ju, edhe jo veç për ju përkrahës, por edhe për ata që më shajnë, nuk matet me kurrgja. Kam me luftue përherë, drejt, sinqert, pa hile, por me gjyks, deri në frymën e fundit, përderisa ju kam afër.
Respekt pafund.”/KohaIslame
You Might also Like
Kapen me 40 kilogramë drogë dy gostivaras
Dy të rinj nga Gostivari janë kapur me rreth 40 kilogramë drogë nga policia e…
By
Redaksia
2 Min Read
Marok: Konferencë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave në vendet muslimane
Më shumë se treqind autoritete fetare janë mbledhur në Marrakesh për të diskutuar për të…
By
Redaksia
2 Min Read
Privatizimi ende nuk është shtrirë në komunat me shumicë serbe
Procesi i privatizimit në Kosovë, i kritikuar për menaxhim të dobët, është cilësuar nga ekspertë…
By
Redaksia
4 Min Read
Po trafikonte 570 kg hashash, kush është “Ben Çami”?
Ky është Lutfi Shabani i njohur në Durrës si “Ben Çami”, që tashmë ka rënë…
By
Redaksia
3 Min Read
Lëvizja BESA: Në 4-vjetorin e rastit “Monstra” rasti të shqyrtohet nga Prokuroria Speciale
“Rasti tragjik “Monstra” që ndodhi në vitin 2012, ku më pas u dënuan me burg…
By
Redaksia
2 Min Read
Ushtria turke avancon drejt qytetit sirian Manbij
Në kuadër të koalicionit ndërkombëtar kundër terrorizmit forcat ajrore turke kanë neutralizuar një grup prej…
By
Redaksia
1 Min Read
