"Bilal”, animacioni arab për myezinin e Muhamedit (Alejhi Selam).

“Bilal”, animacioni arab për myezinin e Muhamedit a.s.

Në kinematë e shteteve arabe ka nisur të shfaqet filmi i animuar me titullin “Bilal”, i frymëzuar nga historia e Bilal ibn Rabah, ashabin e ndershëm, myezinin e parë të Pejgamberit, Muhamedit a.s.

Ky është animacioni më i gjatë arab i këtij lloji, i realizuar me teknologji bashkëkohore, ku zërat për personazhet e këtij animacioni i kanë huazuar disa prej aktorëve më të njohur botërorë.

Filmi i animuar, i realizuar në teknologjinë 3D dhe në gjuhën angleze, ka hyrë në librin e rekordeve “Guinness”, sepse përmban skenën më të gjatë të betejës në historinë e animacionit e cila zgjat 11 minuta e 14 sekonda. I gjithë filmi zgjat 110 minuta dhe me këtë është bërë filmi i pari arab i animuar i metrazhit të gjatë.

Shfaqja e filmit të animuar ka filluar tashmë në kinematë e Emirateve të Bashkuara Arabe, Katar, Oman, Liban, Jordani, Irak dhe Kuvajt, derisa në Egjipt prite të shfaqet më 12 tetor të këtij viti.

Artikulli paraprak“A ke ndonjë nevojë, mor bir?”…
Artikulli vijuesLulet e shtypura të Halepit: si po e shndërrojnë bombarduesit rusë historinë në rrënoja