Gazeta gjermane “Bild” i ka kushtuar një hapësirë të gjerë kombëtares shqiptare e cila edhe për pak javë do të udhëtojë për në Francë ku për herë të parë është pjesë e kampionatin evropian “Euro 2016”. Kualifikimin Shqipërisë në këtë garë evropiane, gazeta e quan sensacion dhe historik.
“Suksesi historik, i cili në tetor me fitoren 3:0 ndaj Armenisë, 2.9 milionë banorë të këtij shteti ngjalli një entuziazëm të paparë. Ekipi kombëtarë tashmë është “krenaria e kombit’”, shkruan prestigjiozja gjermane.
Pas kësaj fitore, i entuziazmuar kishte komentuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama: “Një ëndërr e pabesueshme që është bërë realitet. Shqipëria shkruan histori në kampionatin Evropian”, përcjell “albinfo.ch”.
Kualifikimet për Shqipërinë kanë shënuar ngritje dhe ulje, por në fund ekipi i trajnerit Gianni De Biasi me 14 pikë të siguruara prej 24 të mundshmëve arriti të marr vendin e dytë në tabelë duke lënë jashtë kampionatit Danimarkën dhe Serbinë.
Shumë e rëndësishme për kualifikimet e Shqipërisë sipas gazetës ishte fillimi i mbarë duke fituar 11 pikë në pesë ndeshjet e para. Më e befasuesja ishte rezultati 1-0 ndaj Portugalisë në Portugali. Ndërkohë përmend edhe dronin e ngritur në Beograd që pasoi me skandalin e lojës së Shqipërisë më Serbinë dhe ndërprerjen ndeshjes që më pas tri pikë i mori Shqipëria.
Ndonëse ekipi kombëtar i Shqipërisë nuk ka ndonjë emër të njohur të futbollit botërorë, megjithatë disa prej tyre janë të rëndësishëm në ekipet ku ata luajnë.
Në këtë rast, Bild përmend mbrojtësin 21 vjeçar, Elseid Hysaj, si një nga futbollistët më të çmuar të kombëtares dhe të ekipit italian Napoli. Vlera e tij e tregut sillet rreth nëntë milionë euro. Pastaj veçon Etrit Berishën, Lorik Canën, Taulant Xhakën, Amir Abrashin, Mërgim Mavrajn e të tjerë, njofton “albinfo.ch”
Po ashtu gazeta në këtë shkrim, thekson se motivuesi më i madh për këto rezultate është trajneri italian, De Biasi, i cili vite më parë ka marrë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë.
You Might also Like
Vendet e pasura me naftë vendosin për rritjen e prodhimit
Prodhuesit e mëdhenj të naftës janë mbledhur në Katar dhe po diskutojnë sot mbi projektmarrëveshjen…
By
1 Min Read
Ja si duket rritja e popullsisë muslimane në Evropë
Sulmi ndaj revistës Chralie Hebdo më Paris ka vendosur në qendër të vëmendjes një numër…
By
7 Min Read
Rruga ballkanike e refugjatëve, Merkel: Siguroni kufijtë e Shqipërisë!
Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje autoriteteve europiane të sigurojnë kufijtë e Shqipërisë dhe…
By
2 Min Read
Prishtinë: Liderët fetarë thonë "askush s'ka të drejtë të vrasë në emër të Zotit"
Kosova nuk duhet të lejojë që ideologjitë ekstremiste të rrezikojnë tolerancën dhe mirëkuptimin ndërfetar, është…
By
5 Min Read
Jovanoviq: Nuk më duan rivalët politik për shkak të qëndrimeve të mia ndaj Kosovës
Lideri i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, ka thënë se partia e tij…
By
1 Min Read
430 SIRIANË VIJNË NË TURQI GJATË 24 ORËT E FUNDIT
Vazhdon dhuna në Siri. 430 sirianë që kanë braktisur vendin e tyre për shkak të…
By
0 Min Read
