Çmimi i biletës së udhëtimit me tren për refugjatët është rritur nga 10 në 25 euro, reaguan aktivistët qytetar, transmeton zhurnal.mk
Trenat e Hekurudhave të Maqedonisë prej dje, pas një greve tri orëshe përsëri u kthyen në shina.
Gjatë verës, çmimi për refugjatët njëherë u rrit nga 5 deri në 10 euro. Ajo rritje u arsyetua me rritjen e shpenzimeve të Hekurudhave të Maqedonisë. Për rritjen e fundit ende nuk ka sqarim.