Bilfinger: Oferta për termocentralin “Kosova A” është 800 milionë euro

Avni Kurshumliu, përfaqësuesi i kompanisë gjermane Bilfinger, e cila ka ofertuar që ta rimëkëmbë termocentralin Kosova A së bashku me disa nga blloqet e saj prodhuese, në Info Magazine në Klan Kosova, ka bërë të ditur se kabineti qeveritar i kaluar dhe i tanishëm nuk e kanë marrë shumë seriozisht ofertën e kësaj kompanie.
Ai ka bërë të ditur se tashmë është kryer studimi finananciar dhe ka treguar se cila është shifra e ofruar nga kjo kompani.
“Oferta është komplet 800 milionë euro, kurse qeveria duhet të sigurojë 300 milionë euro. Kosova do të ketë mungesa të energjisë, nëse nuk rindërtohet Kosova A dhe nuk fillohet ndërtimi i Kosovës së Re”.
“Programi i Bilfinger i është prezantuar kabinetit qeveritar të Isa Mustafës. Ish ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli u tregua joserioz karshi ofertës së Bilfinger, kurse ministrat aktualë Blerand Stavileci dhe Avdullah Hoti, ende nuk kanë bërë asgjë rreth projektit”, ka thënë përfaqësuesi i kompanisë gjermane Bilfinger.
Ai ka bërë të ditur, se ky projekt për rimëkëmbjen e termocentralit që prodhon energji në Kosovë, do të zgjaste 6 vjet./GF
Artikulli paraprakPresidenca e Turqisë, tashmë e vizitueshme në mënyrë virtuale
Artikulli vijuesBeteja e amerikanëve dhe gjermanëve për “Kosovën e Re”