Papunësia, pasojë e nepotizmit në Kosovë

Pritjet e kosovarëve, 5 vjet para shpalljes së  Pavarësisë, ishin se me formimin e shtetit do të përmirësoheshin dukshëm kushtet sociale, por edhe pas 5 vjet të krijimit të  shtetit, sfida më e madhe e tij vazhdon të jetë zhvillimi ekonomik.

Të rinjtë e Kosovës, pavarësisht përfundimit të shkollimit universitar dhe diplomimit në lëmi të caktuara, vazhdojnë të jenë të papunë. Shkak për këtë dukuri, sipas tyre, është nepotizmi. Njësoj si ata theksojnë edhe organizatat e shoqërisë civile, por edhe ekspertë ekonomie. Avni Zogiani nga organizata antikorrupsion “Çohu”, që përfaqëson shoqërinë civile ka thënë se ky problem qëndron te deformimi i tregut, heqja e kritereve profesionale dhe vendosja e kriterit nepotik, transmeton KTV. Se kriteri i familjarizimit është kusht për t’u punësuar nëpër institucione shtetërore, e thotë edhe njohësi i çështjeve ekonomike, Musa Limani. Ndërkaq, refuzimi i kërkesës për punë mbetet brengë kryesore për qytetarët./kohaislame

Artikulli paraprakHTC numëron sekondat deri në lançimin e smartfoneve më të ri M7
Artikulli vijuesDashClock për Android lockscreen