Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë u shpreh se “i kemi pritur me habi deklaratat e Kirby-t duke barazuar aleatin Turqinë me një organizatë terroriste”
ANKARA – Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Tanju Bilgiç, në lidhje me thirrjen e bërë nga homologu amerikan John Kirby për ndalimin e goditjeve me top ndaj PYD-së nga Turqia tha se “i kemi pritur me habi deklaratat e Kirby-t duke barazuar aleatin e saj Turqinë me organizatën terroriste PYD”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në ministri Bilgiç ka folur rreth deklaratës së bërë në fundjavë nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Kirby i cili i bëri thirrje Turqisë të ndalojë goditjet me top ndaj forcave të PYD-së. Bilgiç u shpreh se Turqia si një vend që ka vuajtur shumë nga terrorizmi janë shumë të qarta ato që po bën në lidhje me luftën kundër terrorizmit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë u shpreh gjithashtu se “i kemi pritur me habi deklaratat e Kirby-t duke barazuar aleatin e saj Turqinë me një organizatë terroriste”.
Gjithashtu Bilgiç duke nënvizuar se protestojnë ashpër ndaj deklaratave të Kirby-t, ka theksuar se pas këtyre deklaratave mendimet e tyre ia kanë përcjellë edhe autoriteteve të SHBA-së.
Bilgiç duke u shprehur se politika e Turqisë është e qartë kryesisht kundrejt PYD-së e cila është e lidhur me veprimet në malin Kandil, gjithashtu ka rikujtuar se dokumentet e nevojshme që tregojnë marrëdhëniet e PYD-së me organizatën terroriste PKK i janë dorëzuar edhe zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në Turqi.
Ndër të tjera Bilgiç ka theksuar se sulmet e PYD-së kundër rajonit Azez dhe opozitës së moderuar janë të papranueshme.