Një grup mjekësh dhe programuesish bashkëpunuan për të krijuar një aplikacion i cili është në gjendje të dallojë shenjat e hershme të kancerit në pankreas.
Ky lloj kanceri, që i mori jetën edhe bashkëthemeluesit të Apple, Steve Jobs, është ndër më të vështirët për t’u trajtuar, por kapja e tij në faza të hershme rrit ndjeshëm mundësitë e shërimit.
Aplikacioni BiliScreen do të jetë në gjendje që të kapë në fazë fillestare shenjat e kancerit në pankreas vetëm përmes një autoportreti (Selfie).
Aplikacioni është vepër e një grupi mjekësh dhe programuesish në Universitetin e Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara. Ata thonë se BiliScreen është duke u përmirësuar ende dhe prezantimin përfundimtar do ta ketë brenda muajit shtator./Kumti.com