Bill Gates nuk është më njeriu më i pasur në botë

Spanjolli Amancio Ortega ka tejkaluar bashkëthemeluesin e “Microsoft”, Bill Gates, në renditjen e njerëzve më të pasur në botë.

Aksionet e kompanisë drejtuar nga Ortega, “Inditex”, e cila zotëron “Zara”, “Bershka”, “Massimo Dutti” dhe “Pull & Bear”, janë rritur për 2.5%, duke shtuar pasurinë për 1.7 miliardë. Kështu pasuria e 80-vjeçarit është rritur nga 77.8 miliardë në 79.5 miliardë, sipas llogaritjeve të “Forbes”.

Sipas revistës, Gates ka 78.5 miliardë.

Amancio-Ortega
Ortega ka lindur në një familje të varfër dhe një pjesë e kujtimeve të tij të fëmijërisë janë të lidhura me faktin se babai i tij nuk ishte gjithmonë në gjendje për të siguruar ushqim për të gjithë. Amancio e la shkollën në gjatë fëmijërisë. Bir i një punëtori hekurudhe nga La Coruna, ai filloi një biznes në qytetin e tij. Në vitin 1963 ai themeloi “Inditex” dhe prej atëherë e deri më sot pasuria e tij është në rritje për çdo vit. Të dy bashkë me gruan e tij të pare, Rosalia Mera, filluan me një kapital prej më pak se 100 dollarë, në fillim duke qepur rroba dhe pizhame:

Në vitin 1975 të dytë hapen dyqanin e parë, të cilit e emërtojnë me emrin “Zara” dhe vetëm për tetë vjet zinxhiri i dyqaneve „Zara“ tashmë ka dyqane në nëntë qytete të ndryshme të Spanjës. Ortega është divorcuar me gruan e tij në vitin 1986 dhe “Inditex” del në bursë në vitin 2001. Pjesën e saj e trashëgon pas vdekjes së Rosalia vajza Sandra Ortega Mera, sot ajo është gruaja më e pasur në Spanjë, me një pasuri prej 7.1 miliardë dollarësh.

Ortega në renditjen e revistës “Forbes” në vitin 2001 kishte një pasuri prej 6.6 miliardë dollarë. Në atë kohë, Bill Gates ka zënë tashmë pozitën më të lartë me 58.7 miliardë dollarë. Midis 2001 dhe 2002 Ortega shton pasurinë me 2.5 miliardë $, e cila në atë kohë siguron mesin e 25 njerëzve më të pasur në planet. Gjatë krizës 2009-2013 ai shtoi 39 miliardë $ dhe dy vjet më vonë (në tetor të vitit 2015), për herë të parë Gates ka ndryshuar nga pozicionin numër një, pasi aksionet e “Inditex” arritën një rekord të lartë, dhe pasuria e tij e kalon kufirin prej 80 miliardë dollarësh.

Të dy me siguri do të vazhdojnë për të ndarë titullin e më të pasurit në botë në vitet e ardhshme. Gjatë viteve Gates ka dhuruar 31 miliardë dollarë për organizata të ndryshme bamirësie. Pa këto donacione, pasuria e tij do të vlerësohet në rreth 110 miliardë dollarë.

Artikulli paraprakMbi 500 mijë kosovarë jetojnë jashtë vendit, prin Gjermania me 193 mijë
Artikulli vijuesBashkëthemeluesi i Facebook-ut jep 20 milionë dollarë kundër Trumpit