Bashkëthemeluesi i Facebook-ut jep 20 milionë dollarë kundër Trumpit

Bashkëthemeluesi miliarder i Facebook-ut, thotë se do të jap 20 milionë dollarë për të ndihmuar në humbjen e presidencës nga Donald Trump, shkruan Associated Press.

Dustin Moskovitz e ka quajtur kandidatin republikan për president, përçarës dhe të rrezikshëm. Ai thotë se ankesat e Trumpit ndaj amerikanëve, të cilët ndjehen të lënë pas dore, është e mundur të jenë të qëllimshme, transmeton KosovaPress.

Në të kundërtën, ai thotë se demokratët dhe kandidatja e tyre, Hillary Clinton, po “kandidojnë për një vizion të optimizmit, pragmatizmit, përfshirjes dhe përfitimit reciprok”.

Artikulli paraprakBill Gates nuk është më njeriu më i pasur në botë
Artikulli vijuesPokemon – 50 milionë instalime bëjnë 500 milionë dollarë