Bimët kryesore të cilat ndihmojnë për të luftuar ankthet dhe stresin janë mënyra më e mirë që ju mund të përdorni pa dëmtuar shëndetin tuaj. Tre janë bimët kryesore që ju mund të përdorni në luftën kundër stresit si; Rrënja e sherbelës Kjo bimë posedon një vlerë të madhe shëruese, e përdorshme te shumë dhimbje. Përmban substancën kortizol, e cila i ndihmon më shumë trupit që të merret me stres dhe me ankthe. Për më shumë, normalizon funksionet e gjëndrave të veshkave, qetëson mendjen dhe nxit mendimin racional. Një pjesë të rrënjës së kësaj bime e përzieni me ujë të vluar. E vloni për gjysmë minute. Pas njëzet minutave e pini çajin duke ia shtuar një lugë mjaltë. Pasiflora Kjo bimë njihet për efektin e saj prej një sedativi. Përmban alkaloide dhe glikozide që kanë efekt qetësues dhe relaksues. Pasiflora përmirëson punën e sistemit nervor, siguron gjumë të qetë, largon stresin dhe ankthet. Merrni një lugë të vogël të lules së tharë dhe e vendosni në gotën me ujë, për qëndruar gjysmë ore. Livanda Kjo bimë me aromë të ëmbël ka vlerë të madhe në mjekësi. Përdoret në shërimin e dhimbjeve të trupit, si nga jashtë po ashtu edhe nga brenda. Ndikon mirë në psikikën e njeriut, zbut pagjumësinë, depresionin dhe ankthet. Shtoni një lugë të vogël me livandë të tharë në gotën me ujë të vluar, dhe e lini të qëndrojë për 15 minuta.
You Might also Like
Pse duhet ta mbajnë gojën të pastër?
Sezoni i gripave ka ardhur, kështu që është absolutisht pashmangshme të ftohemi dhe të kemi…
By
Redaksia
4 Min Read
Ja pse kafeja pihet me sheqer
Ja pse kafeja pihet me sheqer Pyetja e shumë personave se pse shumë shqiptarë e pinë…
By
Redaksia
2 Min Read
Nga kombinimi i një molle, karote dhe panxhari, përfitohet “pija e mrekullisë”?
Çfarë përfitojmë nga kombinimi i një molle jeshile, karote dhe panxhari? Përfitojmë pijen e mrekullisë!…
By
Redaksia
6 Min Read
Rrushi, fruti i bekuar që përmendet 11 herë Kuran
Rrushi (Vitis) “Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij…
By
Redaksia
5 Min Read
Si te bëni një banjë detoksikuese?
Nje nga menyrat me te mira per te larguar toksinat nga trupi juaj eshte banjoja…
By
Redaksia
2 Min Read
Selino lufton leukeminë
Me konsumimin e ushqimit, si selino dhe majdanoz, të cilët posedojnë flavonoidin natyrorë apigeninë, sipas…
By
Redaksia
1 Min Read
