Deputeti i Izmirit dhe ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit, Binali Yıldırım, zgjidhet kryetar i Përgjithshëm i AK Partisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Kongresin e 2-të të Jashtëzakonshëm të AK Partisë ka përfunduar procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri të kësaj partie, mbajtur në pallatin e sporteve në Ankara.
Në zgjedhjet ku deputeti i Izmirit, Binali Yıldırım, ishte paraqitur si kandidat i vetëm për kryetar të përgjithshëm nga 1.470 delegatë votuan 1.411.
Yıldırım, duke marrë 1.405 vota është zgjedhur zyrtarisht kryetari i Përgjithshëm i AK Partisë, ndërsa votat e 6 delegatëve janë konsideruar të pavlefshme.
Binali Yıldırım në AK Parti e cila u themelua nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, pas marrjes së detyrës nga Ahmet Davutoğlu, është kryetari i 3-të i përgjithshëm i partisë.
Në Kongres është duke vazhduar procesi i votimit në lidhje me organet e tjera drejtuese.