Binomi “ndërrim territoresh”

Kohëve të fundit po flitet shumë për çështjen e Mitrovicës dhe të komunave të tjera në këtë pjesë të Kosovës, që zakonisht emërtohet më shkurt si Veriu i Kosovës.

Bëhet fjalë për çështjen e shtrirjes së strukturave shtetërore e institucionalizimit dhe integrimin e kësaj popullate në strukturat shtetërore të Republikës së Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë pjesë të atdheut po flitet shumë dhe me gjasë ka probleme, por më shumë probleme të sajuara, kryesisht të natyrës politike.

Popullata e kësaj ane, me shumicë është e përkatësisë serbe dhe si e tillë ajo në njëfarë mënyre është gjetur në një situatë të palakmueshme; për më tepër nga Beogradi zyrtar përdoret si monedhë kusuri më shumë sesa për ta ruajtur atë, dhe pikërisht Beogradi është ajo qendër administrative që vazhdon t’u qëndrojë besnik politikave shoviniste e raciste serbe në raport me shqiptarët, prandaj e nxit këtë komunitet të mos integrohet në institucionet e Kosovës.

Serbia ndjek diskursin politik të njëjtë që nga platforma e projekteve garashaniane të mesit të shekullit XIX dhe deri në pambarim dhe të të gjitha platformave e filozofisë së ekspansionizmit dhe të platformave ortodokse serbe, duke mos e parë edhe disfatën fataliste të saj në fund të mileniumit të dytë në krejt hapësirën e Jugosllavisë dhe sidomos përfundimin poshtërues të saj në Kosovë.

Artikulli paraprakAmfilohije: Tradhtia më e madhe e Malit të Zi është njohja e pavarësisë së Kosovës
Artikulli vijuesE paprecedentë në SHBA, Trump përjashton BBC e CNN nga konferenca