Putini – trupave ruse: Shkatërroni çdo gjë që ju del përpara

 

Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sot forcat e tij që po bombardojnë Sirinë, që të ndërmarrin veprime të ashpra kundër çdo kërcënimi, dhe të shkatërrojnë çdo gjë që ju del përpara.
“Unë ju urdhëroj të veproni sa më ashpër që të jetë e mundur,” tha ai në një fjalim televiziv.
“Çdo objektiv që kërcënon grupimin rus apo infrastrukturën tonë duhet të shkatërrohet menjëherë.”
“Unë do të doja të paralajmëroj ata që edhe një herë do të përpiqet të organizojnë provokime kundër ushtarakëve tonë,” tha ai, duke aluduar në Ankaranë zyrtare.
Muajin e kaluar, Turqia hodhi poshtë një aeroplan rus në kufirin sirian, pasi ai kishte shkelur hapësirën ajrore turke.

Artikulli paraprakEdi Rama i shpallë luftë ISIS-it mirpo të nesërmën ndodhë vrasje e trefishtë në Vlorë
Artikulli vijuesVrasësi i Enver Zymberit (i cili u vra duke mbrojtë Kosovën) shpallet i pafajshëm, e këta akoma flasin për ISIS-in