Bisedat me një person tjetër përmirësojnë kujtesën

Vetëm 10 minuta bisedë me një person tjetër mund të përmirësojë kujtesën dhe intelektin, thonë shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit.
 
Gjatë studimit tonë shoqërimi me të tjerët është dëshmuar po aq efektiv sa edhe disa ushtrime tradicionale për të përmirësuar kujtesën dhe aftësinë intelektuale, shkruan psikologu Oscar Ybarra.
 
Janë analizuar të dhënat e mbi 3610 njerëzve të moshës 24-96 vjeç.
 
Në një tjetër eksperiment, studiuesit realizuan një test laboratorik për të përcaktuar se si interaksioni social dhe ushtrimet ndikojnë në kujtesën dhe aftësitë mendore.
 
Ne kemi parë se interaksioni i shkurtër prej vetëm dhjetë minutash rrit aftësinë intelektuale, si dhe përfshirjen në aktivitetin intelektual, tha Oscar Ybarra.
 
Sipas  rezultateve, duket se vizita te një mik dhe te një i afërm mund të jetë shumë e rëndësishme për mprehtësinë e mendjes dhe zgjidhjen e fjalëkryqeve të përditshme.
 
Oscar Ybarra thotë se izolimi social mund të ketë një ndikim negativ në aftësinë intelektuale dhe stabilitetin emocional të një personi.kohaislame
Artikulli paraprakShiu bllokon rrugë dhe hekurudha në Romandi
Artikulli vijuesPërplasen për Aeroportin e Bazelit: Franca bllokon rrjetin mobil zviceran