Bisedimet për Sirinë në Gjenevë do të fillojnë më 29 janar

Përfaqësuesi Special për Sirinë në Kombet e Bashkuara (OKB) Staffan de Mistura tha se ftesat e bisedimeve për Sirinë të cilat do të zhvillohen në mes të regjimit dhe opozitës do të dërgohen nesër, ndërsa bisedimet do të fillojnë më 29 janar.

Mistura, në konferencën për mediat të cilën e organizoi në zyrën e OKB-së në Gjenevë në lidhje me bisedimet për Sirinë, tha se në bisedimet prioritet do të jetë sigurimi i armëpushimit, parandalimi i kërcënimit të DAESH-it dhe shpërndarja e ndihmave humanitare.

Ai duke thënë se kjo nuk do të jetë Gjeneva 3, nuk iu përgjigj pyetjeve në lidhje me atë se kush është ftuar nëbisedime.

Mistura tha se ende vazhdojnë bisedimet se kush është terrorist e kush nuk është. Sipas tij, në bisedime opozitën do ta përfaqësojë një pjesë e madhe e opozitarëve në Siri.

“Ftesat do ti dërgoj nesër, bisedimet do të nisin më 29 janar”, tha Mistura duke shtuar se bisedimet do tëvazhdojnë 6 muaj, dhe se palët nuk do të ulen së bashku në një tryezë gjatë bisedimeve.

Artikulli paraprakMyftiu me kolegë në Umre
Artikulli vijuesEgjipt, Vëllazëria Muslimane thërret në revolucion të ri