Palestinë,A ka filluar të lirohet bllokada izraelite?

Ka 6 vite që në Rripin e Gazës nuk ka mundur të hyjë asnjë mall, për shkak të bllokadës së vënë nga Izraeli.

Por duket se ky bllokim ka filluar të zbutet që nga dita e djeshme. Veprimi vjen si pjesë e një marrëveshje armëpushimi të ndërmjetësuar nga Egjipti dhe autoritetet e Gazas, që përfundoi një luftë tetë-ditore muajin e kaluar, dhe që la më shumë se 170 palestinezë të vdekur.
Vendimi, është shpallur nga Ministria e mbrojtjes izraelite, dhe mundëson firmat private dhe individët për të importuar materiale si zhavorrin, që më parë vetëm organizatat ndërkombëtare të ndihmës janë lejuar për ta sjellë.
Raed Fattuh, një zyrtar palestinez, tha se deri në 20 kamionë zhavorr po importohen, që nga dita e djeshme.
“Kjo është hera e parë që Izraeli lejon importin e zhavorrit për sektorin privat që nga mesi i vitit 2006,” i tha ai AFP.
Izraeli ka kufizuar qarkullimin e mallrave në Gaza që nga viti 2006. Që atëherë, gjendja humanitare në Gaza është katastrofale.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakBien mashtrimet një nga një , edhe deputetët braktisin festën pagane
Artikulli vijuesFlini para provimeve, mos mësoni gjatë natës