“Biznesi i seksit” lulëzon në Kosovë

Raportet policore bëjnë të ditur se numri i viktimave kosovare të trafikimit është rritur. Grupet kriminale në vend detyrojnë edhe femra nga Shqipëria, Serbia, Rumania dhe vende tjera të Evropës të merren me prostitucion.
Është e re në moshë. Vajza ende nuk ka mbushur 25 vjet të plota. Mollëzat e faqeve i skuqen dhe shpesh ndonjë lot e tradhton kur mund të flasë për të kaluarën e saj.
 
Ajo për disa muaj u shfrytëzua seksualisht, kurse për aktin që ajo kryente kundër vullnetit të saj, dikush tjetër fitonte para.
 
E gjitha filloi një mbrëmje vjeshte, kur ajo filloi punën si valltare në një klub nate në regjionin e Prizrenit. Punën e kishte nisur me rekomandim edhe të të “dashurit” të saj.
 
Ishte pikërisht një trafikant djaloshi me të cilën ajo kishte krijuar një lidhje të shpejtë. Ai kishte fituar besimin e vajzës, e cila për një kohë ishte izoluar nga familja, pas problemeve që iu kishin krijuar, si pasojë e dështimit të saj në një lidhje të mëhershme dashurie. /Zëri/
 
Artikulli paraprakMjekët po përqafojnë syzet inteligjente të Google
Artikulli vijuesRamush Haradinaj, apo historia e një “gangsteri” dekadent