“Biznesi” i trafikantëve me refugjatët sirianë

Në ishullin grek Lezbos mund të gjesh veshje shpëtimi pothuajse në çdo cep, veshje që i heqin emigrantët sapo zbresin në tokë.

Transporti nga brigjet turke për në Lezbos kushton 30 euro për personi kur udhëton me traget. E njëjta rrugë kushton 1200 euro për çdo emigrant që udhëton me gomone të rrezikshme. Ata ngrënë tendat e tyre ku të gjejnë vendin e posaçëm pranë detit dhe ujin e tij e përdorin për t’u larë vetë e madje edhe rrobat që veshin.

Një tjetër element i rëndësishëm është fakti se janë të përparuar me teknologjinë dhe madje sikurse pohojnë, e përdorin atë për të arritur në brigjet greke.

Sipas një të riu 19-vjeçar ekzistojnë disa profile në Facebook që udhëzojnë emigrantët se çfarë duhet të bëjnë, ku të kalojnë dhe cilat aksesorë u duhen gjatë rrugës.

Sipas tij, mundësohen edhe numrat e kontaktit të policisë vendase që të telefonojnë në raste rreziku. Dicka e tillë pohohet edhe nga një koordinatore e Kombeve të Bashkuara në ishull.

“Përdoret mjaft teknologjia. Me të mbërritur në breg, ata dinë saktësisht ku të shkojnë, me kë duhet të flasin e çfarë duhet të blejnë për nevojat e tyre. Rrjeti social Facebook po luan rol të jashtëzakonshëm në këtë aspekt”, thotë Alessandra Morelli, koordinatore e OKB-së.

Sipas Kombeve të Bashkuara, 70 përqind e emigrantëve që vijnë në ishull janë sirianë. Pjesa tjetër përbëhet nga të ardhur prej Afganistanit, Pakistanit dhe Bangladeshit, transmeton Top Channel.

Artikulli paraprakDhuna policore ndaj refugjatëve përmes fotografive
Artikulli vijuesEuropa po plaket, i duhen 250 milionë emigrantë