Bllaca dënohet me 4 vjet e gjysmë burg

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur aktgjykimin në rastin “Bllaca 3”, ku Nazim Bllaca është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim, për vrasjen e ish-pjesëtarit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Kosovës, Ibush Kllokoqi, më 1999.

Sipas aktgjykimit, Bllacës do t’i llogaritet arresti shtëpiak prej 30 nëntor 2009 deri më 30 nëntor 2010, që i bie që ish-agjenti i SHIK-ut do t’a vuaj dënimin prej 3 vjet e gjysmë.

Vendimi u dha në mungesë të të pandehurit, kjo për arsyeje ende të panjohura. Mbrojtja e tij ende nuk është prononcuar para mediave.

Gjykata e Apelit në Prishtinë sot pritet të shpall aktgjykimin ndaj ish agjentit të Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK), Nazim Bllaca, i cili është vetë deklaruar vrasës. Verdikti jepet në orën 15:00.

Bllaca, akuzohet për vrasjen e ish-pjesëtarit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Kosovës, Ibush Kllokoqi, më 1999.

Bllaca në mënyrë shumë të qetë e kishte pranuar vrasjen, të ndodhur më 6 gusht 1999.kohaislame

Artikulli paraprakArrestohen 4 shqiptarë me 1 ton drogë, vlera 8 mln euro
Artikulli vijuesHaradinaj shkreton përsëri: VV po flirton me radikalizmin islamik