Serbët formojnë “Kuvendin e Kosovës dhe Metohisë”

Serbët e veriut kanë formuar sot “Kuvendin e Kosovës dhe Metohisë”.

Në krye të tij është zgjedhur kryetari i Kuvendit Komunal të Leposaviqit, Sllavko Stevanoviq.
Mbledhja është mbajtur në Zveçan, ndërsa organizatorët e saj kanë thënë se qëllimi i saj ka qenë t’iu tregohet autoriteteve në Serbi, komunitetit ndërkombëtar dhe udhëheqjes së Prishtinës se serbët e veriut të Kosovës, me mjete demkokratike, luftojnë kundër integrimit në shoqërinë kosovare.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka deklaruar sot se themelimi i “Kuvendit të Kosovës e Metohisë” mund të dobësojë pozitën e serbëve në Kosovë./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakVirusi 4 vjeçar mund të dëmtoj 99% të pajisjeve Android
Artikulli vijuesEgjipt – Pas xhumasë protestë pro-Morsi