Blushi: Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, edhe çështje ndërkombëtare

“Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën sa është një çështje e dy shteteve, aq është edhe çështje ndërkombëtare. Nuk besoj se dy shteteve tona po i lihet koha e duhur për të treguar se kanë aftësi të ndërtojnë shtet dhe institucione funksionale, e të mos ndërtojnë shoqëritë e tyre mbi bazën e korrupsionit”. Kështu deklaron deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, njëkohësisht edhe anëtar i Kryesisë së kësaj partie. Deklaratat e tij janë bërë për Radio Televizionin e Kosovës, nga ku theksoi se nuk ka komb shqiptar dhe kosovar, por komb shqiptar, transmeton Starti.

Më tej, ai flet edhe për autoritarizmin, duke theksuar se këto sisteme po shfarosen në mbarë botën. “Për sa kohë demokracia si sistem po dominon hartën e planetit, duke shfarosur regjime autokratike, demokracia do të thotë se i përshtatet më shumë njerëzimit si sistem. Kjo rezultoi e vërtetë në vitin ‘91 edhe për ne dhe për Kosovën gjithashtu në vitin 1999”, u shpreh Blushi.

“Nëse vijmë në Shqipëri, Sali Berisha është i vetmi lider politik prej 20 vjetësh. Me gjithë ata homologë me të cilët e nisi politikën, me Gligorovin, Papandreun e vjetër, Millosheviqin apo disa liderë të tjerë që janë zhdukur nga skena politike. Ne nuk themi që Berisha të ikë me vullnetin e vet, por themi se Shqipëria e ka votuar kundër dhe ai ka mbajtur pushtetin me rrugë autoritare, duke vjedhur vota apo duke vrarë, siç bëri më 1997”, vijon deputeti socialist./koha/kohaislame

Artikulli paraprakPLANE PËR VERIUN
Artikulli vijuesHUMB JETËN NJË I MOSHUAR