-Deputeti Ben Blushi ka deklaruar nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria sa vjen e zvogëlohet pasi shqiptarët duan të largohen jashtë prej pasojave të keq qeverisjes dhe varfërisë.
“Shqipëria po zvogëlohet, Shqipëria po zbrazet. Kur takoj njerëz kaq pesimistë nga veriu në jug, kuptoj se Shqipëria është kthyer në një kafaz, në një burg për të varfërit që i mban këtu brenda dhe ata nuk dalin dot”.
Blushi shtoi se “sfida jonë është si ti bindim këta njerëz të larguar në emigracion që të rikthehen”.