Bob Dylan është fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi

0
199

Bob Dylan është një këngëtar-kompozitor, artist dhe shkrimtar amerikan.

Ai vlerësohet si njeriu që ka ndikuar në muzikën popullore dhe kulturën botërore për më shumë se pesë dekada, transmeton Telegrafi.

Legjenda 75-vjeçare e rokut mori çmimin “për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e madhe të këngës amerikane”.

Dylan kishte lindur në vitin 1941 dhe filloi karrierën e tij muzikore në vitin 1959, duke luajtur në shtëpitë- kafene në Minesota.

Pjesa më e madhe e punës së tij të çmuar daton në vitet 1960.

Këngët si “Blowin’ in the Wind” dhe “The Times They are A-Changin” u bënë himne të antiluftës dhe lëvizjeve për të drejtat civile.