Një orë punë, 250 mijë euro!

0
244

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy është duke shqyrtuar një ofertë pune me pagë 200 mijë funte në orë (rreth 250 mijë euro), në një bankë që ka të punësuar gjithashtu ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blair.

Nëse Sarkozy, i cili humbi zgjedhjet presidenciale në muajin maj përballë socialistit Hollande, do të pranojë ofertën, do të shndërrohet në një prej personave më të paguar në botë nga puna e tij, në mos edhe më i paguari, raporton Top Channel.

Lajmi është pritur me pakënaqësi të thellë në Francë, ku Sarkozy është kritikuar më parë për përdorimin e influencës politike për përfitime personale gjatë mandatit 5-vjeçar në krye të “Elysse”, përfshi në marrëveshje tejet të dyshimta me ish-diktatorin libian, Moammer Gaddafi.

Ish-kryeministri Blair që prej largimit nga “Doëning Street”, në vitin 2007, ka blerë gjashtë shtëpi, një avion privat dhe raporton të ardhura prej 20 milionë funtesh në vit.

Midis këtyre fitimeve, Blair përfiton 2.5 milionë funte në vit nga roli i tij si këshilltar i bankës amerikane “JP Morgan”, bankë që i ka bërë ofertën e “çmendur” edhe Sarkozyt.kohaislame