Boko Haram vret 30 persona në Adamawa të Nigerisë

0
201
Militantët e Boko Haram kanë vrarë 30 persona në një fshat të rajonit Adamawa i cili ndodhet në veriperëndim të Nigerisë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Sipas të dhënave të marra nga dëshmitarët okular thuhet se Boko Haram në përpjekje për ti ikur ushtrisë nigeriane ka sulmuar fshatin Gaja dhe si pasojë të paktën 30 persona kanë mbetur të vdekur.
 
Një nga personat që arriti të arratisej nga fshati Gaja, Hassan Bidi ka thënë se Boko Haram ka sulmuar me rreth 100 militantë fshatin. Pasi dogjën shkollën dhe disa godina ata kanë ikur nga fshati shpjegoi ai.
 
Ndërsa Lulu Adire, një banore e fshatit theksoi se militantët kishin ardhur në fshatin e tyre për shkak të luftës me ushtrinë e vendit në pyllin Sambisa. Ajo shpjegoi se pas ikjes së tyre në fshat erdhi ushtria nigeriane.
 
Për shkak të rritjes së pranisë së Boko Haram, Kameruni, Benini, Çad, dhe Nigeria kanë marrë vendim të angazhojnë 8 750 ushtarë në luftën kundër kësaj organizate. Sipas informacioneve gjatë 3 javëve të fundit janë vrarë 600 militantë të Boko Haram.