Vetë Donald Trump ka thënë se nëse republikanët nuk e respektojnë atëherë ai do të kandidojë për Presidencë si i pavarur.
“Nëse nuk më trajtojnë me respektin e duhur dhe rregullat e lojës nuk respektohen njësoj për të gjithë, do të kandidoj i pavarur”, ka deklaruar Trump. Largimi nga republikanët nuk do t’i prishte aspak punë Trumpit.
Deklarat e këtyre ditëve, ku Trump tha që kufinjtë për muslimanët duhen mbyllur, përveçse ka shkaktuar një stuhi mediatike në SHBA, ka lënë të pakënaqur edhe krerët e Partisë Rpublikane.
Por ndryshe nga pakënaqësitë e shumë republikanëve, duket se numrat favorizojnë Trump, pasi pas deklaratave bombastike, kadidati ka patur një rritje të pabesueshme në sondazhe. Trump kryeson me 65 përqind të gjithë votave të republikanëve, gati 37 përqind i votave të gjithë zgjedhësve.
Sipas sondazheve të Bloomberg, 68 përqind e mbështetësve të Trump do të preferonin që ai të kandidonte i pavarur, dhe jo nën siglën e Republikanëve.