‘Borati’ dhe gruaja e tij dhurojnë 1 milionë dollarë për fëmijët në Siri

Aktori i njohur Sacha Baron Cohen dhe gruaja e tij aktorja Isla Fisher kanë dhuruar 1 milion dollarë për të ndihmuar fëmijët në Siri.
Çifti ka dhuruar 500 mijë dollarë për organizimin e “The Sunday Times” për Krishtlindje, që synon të mbrojë 250 mijë fëmijë nga shpërthimi i fruthit në Siri. Ata po ashtu kanë dhënë edhe 500 mijë dollarë tjerë për “International Rescue Committee”, organizatë humanitare.

Justin Forsyth, shefi ekzekutiv i “Save the Children”, që do të administrojë vaksinimin me paratë përmes organizimit të “The Times”, ka falënderuar çiftin.

Aktori i njohur për rolin e tij si “Borati” së shpejti do të lansojë filmin e ri të me titull “Grimsby”.

Artikulli paraprakDhjetra të vdekur nga dy sulme në Homs të Sirisë
Artikulli vijuesSivjet në Kosovë janë kthyer 340 serbë