Bota e biznesit: Turqia do të dalë më e fortë nga ky proces

Pas parandalimit të tentativës për grusht shteti bota e biznesit beson se Turqia do të jetë më e fuqishme se sa ka qenë më parë.

Deklaratat që vijnë nga bota e biznesit, e cila është optimiste për të ardhmen e ekonomisë turke pas dështimit të tentativës për grusht shteti të Organizatës Terroriste Guleniste (FETO), mbushin tregjet me besim.

Përfaqësuesit e biznesit vazhdojnë të kenë besim tek ekonomia e vendit dhe nuk kanë bërë asnjë ndryshim në planet e tyre lidhur me investimet në Turqi. Ata (përfaqësuesit e biznesit) pohojnë se nuk presin efekte negative të tentativës së puçit ushtarak në ekonominë turke, madje nënvizojnë se Turqia do të dalë akoma edhe më e fuqishme nga ky proces dhe janë të kënaqur me masat që ka marrë qeveria turke.

Artikulli paraprakVetëm një termocentral i ri mund të zëvendësojë Kosovën A
Artikulli vijuesSa shumë majmunë dhe sa pak luana ka në ditët e sotme!