Përmbyten dy anije me refugjatë në Mesdhe, 239 të vdekur

Si pasojë e përmbytjes së dy anijeve në ujërat mes Libisë dhe Italisë në Mesdhe kanë vdekur 239 persona, tha zëdhënësi i IOM-it, Joel Millman

Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Joel Millman, njoftoi se si pasojë e përmbytjes së dy anijeve me refugjatë në ujërat mes Libisë dhe Italisë në Detin Mesdhe jetën e kanë humbur 239 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Millman, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se ”Si pasojë e përmbytjes së dy anijeve me refugjatë në ujërat mes Libisë dhe Italisë në Mesdhe kanë vdekur 239 persona”.

Ai bëri të ditur se numri i refugjatëve që kanë humbur jetën në Mesdhe këtë vit është rritur në 4.220.

Me rritjen e shpejtë të numrit të refugjatëve të vdekur në fatkeqësitë në përpjekjen për të kaluar në Evropë, Mesdheu u shndërrua në një varrezë të madhe.

Artikulli paraprakPërlotet Adem Ramadani (Video)
Artikulli vijuesE-mailat e Clintonit dominojnë fushatën në SHBA