Bota myslimane thellon bashkëpunimin ekonomik

Liderët e tetë vendeve myslimane janë pajtuar për thellimin e lidhjeve ekonomike dhe rritjen e bashkëpunimit.

Presidentët e Pakistanit, Iranit, Indonezisë dhe Nigerisë, ashtu si edhe kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe liderët e Egjiptit, Malajzisë dhe Bangladeshit kanë ndjekur samitin e Tetëshes Zhvilluese (D-8) në Islamabad.

Në deklaratën e përbashkët të samitit thuhet se shtetet anëtare të D-8 –ës janë zotuar se do të ndjekin zhvillimin përmes dialogut që kundërshton ndikimin e globalizmit.

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka marrë përsipër kryesimin e grupit D-8 për dy vjetët e ardhshëm nga homologu i tij nigerian.

D-8 është themeluar në vitin 1997 për të krijuar lidhje më të ngushta ekonomike në mesin e vendeve në zhvillim të botës myslimane. Shtetet anëtare kanë një popullsi të kombinuar prej rreth 1 miliard banorësh.

Artikulli paraprakSarkozy merret në pyetje për punë të paligjshme
Artikulli vijuesFederata Ruse e njeh Palestinën si shtet të pavarur