Haraçi vazhdon edhe pas zgjedhjeve

Çmimet e larta të arkave fiskale në Kosove krahasuar me vendet e rajonit, janë njeri nga haraçe qe sot po e paguajnë populli i Kosovës, faktet tregojnë se projekti i arkave fiskale i ka përfshi pozitën dhe opozitën, sepse kanë lejuar qe të zbatohet një ligje dhe aktet nënligjore të cilat e kanë favorizuar një klan duke i siguruar ati klani monopol përmes ligjit, për ketë dyshimet natyrshëm ngritën për të gjithë klasën politike, për ata qe e sponsoruan ketë padrejtësi , e deri tek ata qe nuk e kundërshtuan zëshëm dhe lejuan qe kjo plaçkitje e jakës se bardh të ndodhe ne shtetin “demokratik” të Kosovës.

Ua rikujtojmë të gjithëve atyre qe predikojnë “demokracinë” se themelet e saj janë ne ekonomin e lire të tregut, ky është koncenzuesi teorik, ndërsa është debatuar vetëm ndikimi i shtetit sipas mendimit të shkollave klasike dhe kejnsiane.
Andaj e gjithë klasa politike ne Kosove është përgjegjëse dhe pjesëmarrëse ne rrënimin e shtyllës themelore të “demokracisë” qe është tregu i lire.

Zgjidhja do të ishte shumë e thjesht dhe e lehtë, të licencohen pajisjet ( arkat dhe printerët fiskal ), e jot e licencohet monopoli i kompanive i realizuar përmes korrupsionit, ndërsa haraçin ende vazhdojnë ta paguajnë populli i Kosovës.

A.B./kohaislame.com

Artikulli paraprakCila është e vërteta mbi rrëmbimin e murgeshave në Siri?
Artikulli vijuesHaraçi vazhdon edhe pas zgjedhjeve