BOTA PO KTHEHET DREJTË ISLAMIT

BOTA PO KTHEHET DREJTË ISLAMIT 

Profeti sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: ”Sdo ketë shtëpi qoftë ajo në shkretëtirë apo në qytet veçse Islami do të hyjë në të…” Kjo është një profetësi që ne e shikojmë se po vërtetohet dhe duket se është kjo koha e duhur për të cilën bëhet fjalë, do të shohim se si vërtet bota po i kthehet Islamit. 

Islami, feja që sipas statistikave është feja e cila po përhapet me ritmin më të shpejtë në gjithë botën tregon pa dyshim për vërtetësinë e saj. Është feja e çdo moshe, vendi dhe në përputhje me natyrën njerëzore. Islami është feja që përputhet me të vërtetat e shkencës, kjo është dhe arsyeja përse shumë shkencëtarë janë kthyer në Islam kohët e fundit. Shumë prej fakteve shkencore që kanë qenë zbuluar dhe po zbulohen janë gjetur të përmendura qartë në Kur’anin e Shenjtë dhe në hadithet e Profetit sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kjo patjetër që forcon besimin në All-llahun dhe ngrohë zemrat e gjithë besimtarëve. I fton në besim dhe ju tregon si të drejtohen në rrugë të drejtë jobesimtarëve. 
Dikush mund të habitet përse skllevërit dhe të varfërit në kohën e Profetit sal-lallahu alejhi ve sel-lem e pranuan Islamin pavarësisht nga turturat dhe presionet e vazhdueshme të zotërinjve të tyre… Çfarë i shtyu ata drejtë Islamit? Si ikën muslimanët e parë nga Meka në Medine duke lënë çdo gjë që posedonin? Po tani çfarë po i shtyn drejtë Islamit jo vetëm të varfërit dhe njerëzit e thjeshtë, por dhe shkencëtarët? 
Ja përse ndodh kjo, do tju tregojnë disa prej komenteve të shumta mbi Islamin nga njerëz të njohur të historisë botërore. 
Lexoni opinionet e disa prej shkencëtarëve që u habitën nga Kur’ani. 
Profesor Keith Moore, një nga shkencëtarët më të suksesshëm dhe me influencë në fushën e anatomisë dhe embriologjisë në Universitetin Toronto të Kanadasë thotë: Ka qenë një kënaqësi e madhe për mua shpjegimi i argumenteve Kur’anore që flasin për krijimin e njeriut. Mua më është bërë e qartë që këto argumente që Profetit Muhamed i kanë ardhur nga Zoti (All-llahu), sepse kjo dituri dhe faktet shkencore nuk janë zbuluar veçse shekuj më vonë. Për mua kjo është provë se Muhamedi ka qenë i dërguar nga All-llahu. 
Profesor Palmer, shkencëtar Amerikan.”Kemi nevojë ti kthehemi kërkimeve të historisë së Lindjes së Mesme për të marrë vesh se nga i dinë ata gjithë ato fakte historike, të cilat janë të vërteta. Nëse s’ka ndonje burim reference që i ka regjistruar ato, atëherë kjo shton besimin se Zoti ia ka transmetuar këto Muhamedit, transmetime të tilla janë zbuluar prej nesh të jenë të vërteta vetëm në kohët e fundit. Ju ftojmë për një dialog të vazhdueshëm në çështjet që kanë të bëjnë me Gjeologjinë. Shumë faleminderit.” 
Profesor Armstrong, shkencëtar në NASA. ”Jam shumë i impresionuar kur shoh se si shkrime kaq të vjetra (ka për qëllim Kur’anin dhe Hadithet) janë në përputhje të plotë me zbulimet e kohëve të fundit në shkencën e Astronomisë. Patjetër që këtu fshihet diçka përtej asaj që ne kuptojmë me eksperiencë njerëzore.” 
Profesor William W. Hay, është një ndër shkecëtarët më të njohur të marinës në SHBA në veçanti përsa i përket fotografive me anë të sateliteve etj, Profesor Hay thotë: ”Është shumë interesante që informacionin, të cilin e shoh gjendet në Kur’anin e Shenjtë mendoj se është tepër interesante shpjegimi i disa referencave ende të pa zbuluara nga ne. Mendoj se ekziston Një Qenije e Shenjtë, Zoti.” 
Shkrimtari Gorge Bernard Show ka thënë: ”E kam vlerësur me rrespekt të madh fenë e Muhamedit për shkak të vitalitetit të mrekullueshëm që ka ajo. Për mua është e vetmja fe që ka forcën për ta ndihmuar njeriun të përballet me çdo stinë të moshës së tij. E kam studiuar këtë burrë të veçantë dhe për mendimin tim në vend se ta quajnë disa njerëz antikrisht duhet ta quajnë Shpëtimtarin e njerëzimit. Kam besim të plotë se nëse një njeri si ai do të merrej me problemet politike dhe Diktaturat e kohës së sotme do ti kishte zgjidhur ato dhe do të kishte sjellë paqe dhe lumturi në botë. Unë parashikoj se besimi i Muhamedit do të pranohet në Europën e së nesërmes siç po pranohet ne Europën e ditëve të sotme.” 
Lamartine, në librin Historia e Turqisë. vol 11 faqe 276-277, shprehet kështu: ”Themeluesi i 20 empireve tokësore dhe një empiri shpirtëror, ky është Muhamedi. Kam vetëm një pyetje, përsa i përket standarteve me të cilat mund të matet madhështia e një burri kush mund të jetë më me famë se ai?” 
Profesor Tagata Tagasone, themelues i departamentit të Anatomisë dhe embriologjisë në Universitetin Shiang të Tailandës, aktualisht drejtor i universitetit të mjeksisë. ”Besoj se çdo gjë e sjellë në Kur’an 1400 vjet më parë ështe e vërtetë dhe kjo vërtetohet me argumente nga shkenca. Dihet që Profeti Muhamed nuk dinte të shkruante e të lexonte ai ishte profeti që erdhi me të vërtetën, e cila iu shpall atij nga Ai që është Krijuesi, Zoti i vërtetë. Ky është All-llahu, unë mendoj se është koha për të dëshmuar Laa ilaahe il All-llah. Askush se meriton të adhurohet me të drejtë veç All-llahut, dhe se Muhamedi është i Dërguari i Tij”. 
”Kam lexuar për Islamin dhe për librat tjerë fetarë dhe të gjithë librat e shenjtë të feve të mëparshme dhe mendoj se ajo që gjeta ne Kur’an ështe persosshmëria. Kur’ani në krahasim me librat që kam lexuar ështe si Dielli. Jam i bindur se kushdo që e lexon Kur’anin duke synuar gjetjen e të vërtetës në të inshallah do të bëhet musliman”. Saifudin.Dirk Walter Mosing.U.S.A. 
“Islami është feja që po rritet me ritmin më të shpejtë në SHBA, një zgjedhje dhe shtyllë stabiliteti kjo për shumë shtetas Amerikan… ”Hillary Rodman Clinton, Losangelos Times, 31maj 1996 faqja 3 e kësaj gazete. 
”Sa më tepër që studiojmë për Islamin dhe zhvillimin e kësaj feje, aq më madhështore shfaqet. Të gjitha fetë e mëparëshme e triumfuan me përpjekje të mëdha dhe kur udhëheqësit e tyre pranuan besimin, Islami triumfoi më lehtë dhe me ndihmën e mrekullive që dërgoi All-llahu saqë gjatë dy gjeneratave kaloi nga Pirenej në Himalaja dhe nga shkretëtirat e Afrikës deri tek ato të Azisë. A.M.L.Stoddard. Marrë nga libri: ”Islami, feja e të gjithë profetëve. faqja 56. Autori: Begum Bawai. 

Marrë: nga Enciklopedia e Mrekullive të Kur’anit
Përktheu:
Ummu Uvejs

Artikulli paraprakCharles Saint-Prot: “Islami është mundësia e fundit për njerëzimin
Artikulli vijuesArtistja dhe udha e saj drejt dritës