Letra e nënoficerit Mualim Hasan Et’hem për Nënën – Beteja e Çanakalasë

Nëna ime e nderuar!

O nënë e famshme turke, krenare që ke lindur katër ushtarë!
Letrën tënde plot këshilla e porosi e mora ndërsa po rija nën hijen e një dardhe në anë të përroit që kalon nëpërmes një lëndine të gjelbëruar e të bukur siç është fusha e Divrinës! Letra jote ma forcoi edhe njëherë më shumë shpirtin e dehur mes blerimit të natyrës. E këndova dhe, sa më shumë që e këndova, aq më shumë mësime mora! E këndova prapë. Dhe u gëzova nga që ndodhesha në një detyrë të tillë! I hapa sytë dhe vështrova në një largësi. Përkulja e dridhurave jeshile duke mos i bërë dot qëndresës së erës, m’u duk sikur ato po e përshëndesnin letrën që më kishte ardhur nga nëna! Të gjitha grunjërat, të gjitha të mbjellat hepoheshin nga unë dhe më uronin për letrën që më kishte ardhur nga nëna!
I ktheva pak sytë në të djathtë: drurët e pishave madhështore në shpatet e një maje e të bukur ma jepnin lajmin e gëzuar me gjuhën e tyre të veçantë! Ktheva vështrimin nga e majta: përroi që rridhte me rrëmbim, më buzëqeshte pse më kishte ardhur letër nga nëna, luante, shkumëzonte…E ngrita kokën lartë dhe pashë nga gjethet e drurit nën hijen e të cilit po pushoja: të gjethet, me vallet e tyre kërkonin të më tregonin se merrnin pjesë në gëzimin tim! Pashë në një degë tjetër: një bilbil më gëzonte me zërin e tij të ëmbël dhe, duke e hapur sqepin, kërkonte të më tregonte se bashkohej me ndjenjat e mija!
Më dukej sikurse këngën e tij, bilbili u bënte jehonë ndjenjave të mija: “Le të zemërohet nëna për fatin tënd, ç’të bëjmë? E dhe ajo, po të ishte burrë, do t’u merrte erë këtyre luleve, do të pinte nga ky qumësht, do ta shihte sexhden e këtyre të mbjellave, do ta shqyrtonte rrjedhën e vrullshme të përroit dhe do t’i dëgjonte tingujt që nxjerrë ai nga thellësia e vet vetes!”
Në këtë çast, në njërën anë të këtij çairi në ngjyrë jeshile të thellë, janë radhë-radhë ushtarët e mi që lajnë teshat. Një ushtar trim me zë daudian këndon ezan …
Aman, o Zot! Ky zë hyjnor në këtë fushë, sikur vinte nga një botë tjetër, aq i bukur ishte! Bilbilat, madje heshtën, të mbjellat, madje e lanë përkundjen, përroi, madje, s’nxirrte më zë. Çdokush, çdo gjë,tërë qenia atë zë të shenjtë dëgjonte! Ezani i nderuar mbaroi! Edhe unë mora një abdes nga ai përrua dhe pastaj e falëm namazin së bashku. U përgjunja mbi ato çaire të jeshilja të bukura!
I harrova të gjitha krenaritë e kësaj bote! I ngrita duart, i ngula sytë lartë, hapa gojën dhe thash:
“O Zot i tokës dhe qiejve! O Zoti i këtij zogu që cicëron, kësaj deleje që shëtit dhe blegëron, i këtyre barërave dhe të mbjellave që përkulen duke rënë në sexhde para Teje, i këtyre maleve madhështorë! Ti na i dhe neve të gjitha këto! Prapë, neve na i le! Le të na jenë tonat këto vende të bukura dhe këto dhunti, le të na përkasin neve që të shenjtërojmë Ty dhe që e vërtetojmë madhështinë Tënde!
Allahu im i lartë! Të gjitha dëshirat dhe lutjet e këtyre ushtarëve heronj ua bëjnë të njohur emrin tënd të lartë anglezëve dhe francezëve! Na e plotëso këtë dëshirë të shenjt dhe na i mprih bajonetat neve, ushtarëve që të lutemi ty në një vend të tillë të bukur e të qetë si ky! Dhe ashtu siç i dërmove gjerë tani armiqtë, shkatërroi për fare!”
Kështu u luta dhe pastaj u ngrita.
Tashmë nuk mund të përfytyrohej njeri i lumtur sa unë, i gëzuar sa unë!
Nëna ime, edhe biri yt tjetër, Halidi, ndodhet, si unë, në një vend të bukur!
Dasma s’bëhet vetëm! Dashtë Allahu e shkatërrojmë armikun, kthehemi tek ti me fitore dhe pastaj e bëjmë dasmën, apo jo!
Nëna ime e mirë, mos na harro ne kur të lutesh! Allahu qoftë i kënaqur me ty! Yt bir, Hasan Et’hem.

Artikulli paraprakWinston Churchill: A nuk e kuptoni se në Çanakala ne luftuam jo me turqit, por me Zotin?
Artikulli vijuesTë dashur prindër – Letra përmban fjalët e fundit të dëshmorit Mehmed Tevfik i cili ishte plagos gjatë luftës në Çanakala,