Braktis PD-në, Agani e harroi çështjen e shamisë

Këshilltari i Partisë së Drejtësisë në Ferizaj, Visar Demiri, ka dhënë dorëheqje nga radhët e grupit të këshilltarëve të kësaj partie, duke vazhduar rrugëtimin politik si i pavarur.

Demiri tha se dorëheqja ishte pasojë e mosimplementimit të programit zgjedhor nga kreu i partisë, Ferid Agani.
Sipas tij nuk është respektuar marrëveshja me PDK-në, e cila largonte nga Udhëzimi Administrativ i MRKS-së çështjen e shamisë nëpër shkolla.

Ai në Facebook ka shkruar këtë shkrim si reagim:

“Miq të nderuar

Me lejoni të ju njoftoj se që nga sot aktiviteti im politik në Partinë e Drejtësisë ka përfunduar dhe atë për disa arsye e që ndër to do të përmend këto
Pakënaqësitë me politikat që po ndejk PD-ja dhe atë fakti I MOS realizimit të premtimeve elektorale në emër të të cilave PD-ja kërkonte vota.(mos largimi i udhëzimit administrativ që ndalon bartjen e shmaisë)
Degradimi I vlerave në të cilat thërret PD-ja: si respektimi I te drejtave të njeriut, barazia para ligjit e shteti ligjor.
Poashtu më duhet të cek edhe pakënaqësitë me punën e kryetarit dhe kryesisë së degës si:
Dështimi total në arritjen e objëktivavë të premtuara si: Formimi I nëndegëve (jo që nuk janë formuar nëndegë të reja mirpo edhe ato ekzistuese kanë ndalur aktivitetin deri në shuarje) poashtu dështimi në prurje të kuadrove të reja. Pastaj margjinalizimi I asambleistit deri në atë masë saqë të mos prezentohet puna e tij në kuvend dhe në komisionin ku ai përfqesohet, rasti më flagrant I këtij margjinalizimi është kuvendi I punës së degës së PD-së I mbajtur më 31.Maj.2015 ku kryetari I degës në prezantimin e punës së degës as edhe një herë të vëtme nuk e paraqiti punën e asambleistit para të pranishmëve.
Në fund fare ju njoftoj se aktivitetin tim politik do ta vazhdoj si asambleist I pavarur në Kuvendin Komunal dhe ju premtoj të gjithëve se do të vazhdoj te jem zëri juaj I përfaqësimit të të gjitha problemeve dhe brengave tuaja.”

Artikulli paraprakUlen çmimet e Moto X dhe Nexus 6
Artikulli vijuesArrestohet Ijad Kunejbi për shkak të një postimi në Facebook