Ulen çmimet e Moto X dhe Nexus 6

Kompania Motorola besohet se është në prag të lansimit të celularëve të rinj dhe thuhet se kjo firm ka reduktuar dukshëm shpenzimet e disa produkteve ekzistuese.
 
Smartfoni i avancuar i kësaj kompanie tani në dispozicion është për 229 funte për modelin me 16 GB memorie të brendshme ndërsa për 269 funte për modelin 32 GB, duke përfshirë shërbimin Moto Maker.
 
Gjithashtu tani në dispozicion keni edhe Nexus 6 për 80 funte më lirë nga çmimi i lansimit, ku modeli 32 GB kushton 399 funte ndërsa modeli 64 GB kushton 469 funte, transmeton Koha.net.
 
Kompania mëmë e Motorolas, Lenovo, më parë ka konfirmuar se pajisjet e reja Moto do të arrijnë këtë verë, kështu që, me sa duket, ulja e çmimeve për qëllim shitjen e inventarit të pa shitur.
 
Kjo ulje e çmimeve do të zgjasë deri në fund të muajit./Koha
Artikulli paraprakPorsche Cayenne Turbo me 570 KF dhe Turbo S me 620 KF
Artikulli vijuesBraktis PD-në, Agani e harroi çështjen e shamisë