Brazil, një avion privat rrëzohet mbi një vendbanim, shtatë të vdekur

Avioni, në pronësi të ish-drejtorit ekzekutiv të kompanisë udhëheqëse botërore të minierave Vale Roger Agnelli, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti në qytetin verior brazilian

 

SAO PAOLO (AA) – Shtatë persona e humbën jetën, ndërsa një u plagos pas rrëzimit të një avioni privat në një lagje banimi në qytetin Sao Paolo të Brazilit, raporton Anadolu Agency (AA).

Avioni, në pronësi të ish-drejtorit ekzekutiv të kompanisë udhëheqëse botërore të minierave Vale Roger Agnelli, u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti në qytetin verior brazilian.

Në aksident jetën e humbën ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë Roger Agnelli, gruaja e tij, dy fëmijët dhe bashkëshortët e tyre.

Sipas zjarrfikësve, në fatkeqësinë përveç gjashtë pasagjerëve jetën e humbi edhe piloti, përderisa një gruaje është plagosur mbi shtëpinë e së cilës ra avioni.

Artikulli paraprakVatikani do të hapë arkivat për kohën e komunizmit në Argjentinë
Artikulli vijuesRusi, ekipet e shpëtimit kërkojnë vendin e rrëzimit të avionit FlyDubai