Bregu Perëndimor: Kolonët hebrenj në rritje

Numri i kolonëve hebrenj në Bregun e pushtuar Perëndimor është rritur me 15.000 në vitin e kaluar, duke tejkaluar 350.000 dhe duke ndërlikuar më tej një zgjidhje të mundshme të dy shtetësisë.

Sipas regjistrit Izraelit të popullsisë të cituar në një raport nga The Guardian numri i tyre është rritur me 4.5% nga viti i kaluar dhe është dyfishuar në 12 vitet e fundit.
Fluksi sfidon mundësinë e evakuimit të rastin e një zgjedhjeje të dy shtetësisë në vend.
Përveç këtyre figurave 300.000 nga ta tashmë jetojnë në kufirin para 1967es në Jerusalemin Lindor, sipas gazetës Izraelite Hayom.
Palestinezët thonë se një numër kaq i madh në rritje i kolonëve izraelitë do të parandalon formimin e shtetit të tyre të synuar në Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor si dhe në Rripin e Gazës./ mesazhi/kohaislame

Artikulli paraprakDosje: Si, dhe kush i krijoi KTV-në dhe RTV 21-shin
Artikulli vijuesArdhmëria i takon Islamit