CIA sulmon në Jemen nga baza saudite?

Agjencia amerikane Qendrore e Inteligjencës (CIA) e ka përdorur një bazë të largët në Arabinë Saudite për të nisur sulme me avionë pa pilotë në Jemenin fqinj.
“The New York Times” raportoi se CIA ka përdorur bazën e Arabisë Saudite për të sulmuar militantët në Jemen, përfshirë një sulm që la të vrarë pjesëtarin e lartë të Al-Qaedas të lindur në SHBA, Anwar al Awlaki në vitin 2010, transmeton Rel.

Vendndodhja e bazës nuk dihet. Disa media kanë ditur për ekzistimin e bazës edhe para raportit të së martës në “The New York Times”, por janë përmbajtur nga raportimi, nga frika se mund të pengojnë operacionet amerikane kundër Al Qaedas.

Zbulimi i këtij lajmi, ka të ngjarë që të tendosë lidhjet mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Artikulli paraprakNYT: Të vrasësh një amerikan (vetëm pse ai mund të jetë musliman)
Artikulli vijuesBritania bëhet gati për të "mbyllur portën" ndaj imigrantëve