Britani: Nadiya Hussain fituese e “Bake Off” 2015

Nadiya Hussain, muslimane me prejardhje nga Bangladeshi, është fituese e këtij edicioni në “Bake Off”, show televiziv i cili transmetohet në BBC, dhe ndiqet nga miliona fansa në Britani e me gjerë.

Kjo është hera e parë që një fitore e tillë i ka takuar një muslimaneje, për të cilën kanë votuar miliona shikues të “Bake Off”.

Gazetarët dhe kolomnistët britanik pretendojnë se Nadiya ka fituar falë votave te muslimaneve, të cilët në Britani nuk janë pakicë, dhe kështu kanë nënvlerësuar punën e saj.

Kolumnistja e Daily Mail-it, Amanda Platell, thotë se nëse konkurrentja e saj do ta përgatiste tortën në forme xhamie do të kishte gjasa të fitonte.

Por, shfrytëzuesit e Twitter-it në Britani nuk pajtohen me këtë. Ata thonë se fitorja e Nadiyas nuk ka të bëjë me identitetin e saj si muslimane, e as me prejardhjen nga Bangladeshi.

30 vjecarja Nadiya Hussain, e lindur ne Luton, nënë e tre fëmijëve, në finale kishte përgatitur një torte të madhe dasme britanike, të cilën e kishte stolisur me gurë të çmuar, të ruajtur nga dasma e saj.

Mbi 300 mijë shfrytëzues të rrjetit social Twitter kishin dalë në përkrahje të Nadias, duke e quajtur atë të talentuar dhe të pasionuar në artin e gatimit.

 

Artikulli paraprakToka arabe po gjelbërohet, a po afrohet Kijameti?
Artikulli vijuesMinesota: Kadra, policja e parë me hixhab