Sulmet e regjimit vazhdojnë të shkaktojnë viktima në Siri

Si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve të regjimit sirian në rajonin Guta Lindore të Damaskut humbin jetën 7 persona dhe plagosen 13 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga zyrtarë të spitalit të improvizuar, mësohet se avionët luftarakë të ushtrisë së regjimit kanë bombarduar vendbanimet në Bejt Sava dhe Kefr Batna në rajonin Duma të Guta-s Lindore.

Theksohet se si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 7 persona dhe janë plagosur 13 të tjerë të cilët janë duke marrë mjekim në spitalet e improvizuara të çadrave.

Ndërsa zyrtarët e mbrojtjes civile në Guta-n Lindore kanë deklaruar se avionët e ushtrisë kanë kryer 20 sulme ajrore në zonat Arbin, Kefr Batna, Zemlka dhe Xhobar në rajonin Duma.

Ndër të tjera zyrtarët teksa kanë pohuar se në rajonet e bombarduara ka patur dëme të mëdha materiale, ata kanë shtuar se forcat e Asadit kanë kryes sulme me 32 bomba fuçi nga të cilat 8 djegëse në rajonin Darejja në jug të kryeqytetit. Zyrtarët të cilët kanë vënë në dukje se forcat e Asadit bombardojnë çdo ditë rajoni Darejja, janë shprehur se situata njerëzore në rajon përkeqësohet çdo ditë e më shumë.

Artikulli paraprakMuzalas: Të mos prishet marrëveshja BE- Turqi për refugjatët.
Artikulli vijuesMerkel: Punojmë që marrëveshja me Turqinë për refugjatët të funksionojë