Britania ndryshon oraret e provimeve për nxënësit muslimanë

Muaji i shenjtë i Ramazanit nis këtë vit në ditët e para të qershorit, çka i ka shtyrë administruesit e provimeve shkollore në Britani të mendojnë për lëvizjen e orareve të provimeve të nxënësve muslimanë, me qëllimin për t’ua lehtësuar sa më tepër detyrën shkollore.

Kështu, sipas bordit të provimeve, një pjesë e tyre, mes të cilëve ato të anglishtes dhe matematikës, mund të vihen për në fillim të sezonit të provimeve, para se të fillojë Ramazani. Përndryshe, provimet mund të zhvillohen gjatë orëve të para të ditës, kur te nxënësit muslimanë mund të ndjehet më pak uria apo lodhja.

Përfaqësuesit e bordit të provimeve u shprehën se do t’i përmbushin sa të jetë e mundur nevojat e grupeve të ndryshme.

“Si edukatorë, ne duam që të gjithë fëmijët të jenë në gjendje të arrijnë më të mirën në provime, që janë aq vendimtare për të ardhmen e tyre.”

Këto janë fjalët e sekretares së përgjithshme të Shoqatës së Mësuesve dhe Lektorëve, Mary Bousted, e cila ka shtuar, “Do të vazhdojmë të rrisim vetëdijen mbi praktikën më të mirë dhe si trupa arsimore mund t’i mbështesë studentët gjatë Ramazanit.” /tesheshi.com/

Artikulli paraprakSHBA, besimtarët e xhamisë më të vjetër ftojnë Trump për vizitë
Artikulli vijuesNëse shet me Hummer në Tiranë, nuk të thotë gjë policia