Izraeli përsërit gjestin e 2010-ës: ndalon një flotilë me gra aktiviste nisur drejt Gazës

Marina izraelite kandaluar anijen e grave aktiviste në mbështetje të Gazës,e njohur ndryshe si Zaytouna-Olivia.

Sipas një oficeri të gradës së lartë, pasagjeret e anijes nuk kanë treguar asnjë lloj forme kundërshtimi në momentin kur anija është rrethuar dhe është ndaluar në brigjet e portit të Ashdod.

Komunikimi me barkën është ndërprerë dhe shumë aktivistë botërorë mendojnë se vetë forcat izraelite e kanë bërë qëllimisht këtë gjë.

Aktualisht, anija gjendet në ujrat ndërkombëtare dhe mendohet se 13 aktivistet janë arrestuar bashkë me kapitenin amerikan, Ann Ëright.

Ndërkohë, Al Jazeera që ka një korrespondente vetë aty dhe njëherësh kameramane, tregon se ka humbur kontakte me të që një orë para se anija të mbërrinte në port.

Nga mediat lokale raportohet se palestinezët kanë dalë me flamuj në bregdetin e Gazës për t’i dhënë mirëseardhjen anijes.

Marina izraelite refuzon të japë çfarëdolloj deklarate apo njoftimi në lidhje me anijen.

Në vitin 2010, një flotilë e ngashme u kap nga forcat izraelite ku u vranë disa aktivistë turq dhe amerikanë. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakNobeli i Paqes jo për “Helmetat e Bardha” të Sirisë, por për presdentin kolumbian
Artikulli vijuesNgatërroi bombën me një lodër, ja si vdiq një 4-vjeçare në Halep