Bujanoc: Goditet për vdekje me veturë një grua shqiptare

Nga një aksident trafiku, në Bujanoc ka humbur jetën një grua me iniciale N.B. e lindur në vitin 1952, ajo ishte duke kaluar në një rrugë lokale e cila papritmas eshte goditur nga një veturë.

Për momentin as personi e as vetura e cila shkaktoi aksidenin nuk janë bërë ende të ditur, njofton policia e Vranjës, raporton agjencia informative “Presheva jonë”. Policia lokale po vazhdon hetuesitë dhe kërkon bashkëpunim nga qytetarët me informacione që posedojnë rreth aksidentit në kërkim të personit që ka ikur pa gjurmë me veturë. /Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakRIM do pushojë nga puna 2000 punëtorë?!
Artikulli vijuesSHBA-JA GODET SËRISH PAKISTANIN